NJ  F T I M 

Me hyrjen në fuqi të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 15.3.2020 – “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi.

Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Në këtë hapësirë qytetarët mund të vetëdeklarojnë lëvizjen me mjet për vajtje-ardhje në punë, të aplikojnë për lëvizje mjeti personal, të aplikojnë për lëvizje mjeti\mjetesh biznesi dhe të gjurmojnë statusin e aplikimit të tyre (nëse është në shqyrtim, pranuar apo refuzuar).

Për të bërë të mundur paisjen me autorizim duhet të ndiqen hapat e mëposhtemë.
• http://autorizime.asp.gov.al/apply

5. VETDEKLARIM
6. AUTORIZIM PERSONAL
7. AUTORIZIM BISNESI
8. GJURMO AUTORIZIMIN

Sqarim i Policisë së Shtetit Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar:
📧policiarrugore@asp.gov.al, për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se:

📧Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën policiarrugore@asp.gov.al dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

📧Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it policiarrugore@asp.gov.al dhe dy numrave të dedikuar.

rari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit

Në këto rare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin ☎️129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

🔊Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit.

#RespektoRregullat

AlbaniaUSA